Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, u detyrua të ndërpresë stërvitjen me kombëtaren spanjolle pas vetëm 15 minutash, për shkak të lodhjes dhe disa shqetësimeve fizike. Lajmin e konfirmoi trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Gjeorgjisë.
“Dani mbërriti me disa shqetësime dhe lodhje. Sot nuk ndihej rehat dhe i kërkuam të ndalonte stërvitjen. Ai do t’i nënshtrohet disa testeve,” deklaroi De la Fuente.
Ky lëndim përbën një shqetësim të madh për trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, i cili tashmë po përballet me mungesat e Raphinhas, Lamine Yamalit dhe Gavit.
KAQPATA