Evoto
Këngëtarja Dafina Zeqiri-Gjergji iu bashkua programit të UNICEF-it në Kosovë për të nxjerrë në pah rëndësinë e investimit në vitet e para të jetës së fëmijës.
Në një vizitë në një kopsht, ajo theksoi se investimi i hershëm te fëmijët është thelbësor për zhvillimin e tyre dhe të ardhmen. Zeqiri-Gjergji, e cila së fundi është bërë nënë, tha se çdo ditë kupton më shumë sa i veçantë është ky proces.
Përmes këtij angazhimi, këngëtarja synon të nxisë ndërgjegjësimin për kujdesin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve në Kosovë.
KAQPATA