
Policia kantonale në Cyrih ka arrestuar dy kosovarë, 35 dhe 28 vjeç, të dyshuar për vjedhje në zonën e Regensdorf, mbrëmjen e 26 gushtit 2025.
Gjatë një kontrolli rutinë trafiku, policia vuri re shkelje të dukshme dhe vendosi të kryejë një kontroll më të detajuar të veturës. Aty u gjetën mjete tipike për thyerje dhe gjësende të vjedhura nga raste të mëparshme.
Të dy të dyshuarit u arrestuan menjëherë dhe pas marrjes në pyetje, do të procedohen në prokurorinë përkatëse.
KAQPATA