
Në Zvicër, disa produkte dhe shërbime janë bërë më të shtrenjta këtë vjeshtë, ndërsa të tjerat kanë pësuar ulje çmimesh, sipas të dhënave nga Comparis dhe Instituti Ekonomik KOF.
Në korrik 2025, çmimet e mallrave të përditshme ishin mesatarisht 0.2% më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar. Lajmi i mirë për familjet është se:
- energjia për ngrohje ka rënë me gati 10%,
- ushqimet me 0.9%,
- pajisjet shtëpiake me 9.6%,
- ndërsa edhe transporti ajror është ulur me 6.4%.
Por disa produkte janë shtrenjtuar dukshëm:
- çokollata është rritur me 17.7%,
- sigurimi i makinës me 11%,
- dhe kafeja me 8%.
Ekspertët thonë se këto rritje lidhen me të korrat e dobëta dhe kostot e larta të energjisë e paketimit.
Ndërkohë, Zvicra po ruan stabilitet ekonomik, pasi inflacioni është mbajtur nën 1% për 11 muaj rresht, një nga nivelet më të ulëta në Evropë.
Për udhëtarët, ka edhe lajme të mira: fluturimet nga Cyrihu drejt SHBA-ve janë dukshëm më të lira, me bileta vajtje-ardhje për Nju Jork nga vetëm 398 franga.
KAQPATA