Tregjet ndërkombëtare të naftës kanë shënuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur nën nivelin e 61 dollarëve për fuçi.
Në bursën e Londrës, një fuçi naftë u tregtua me 60.57 dollarë, rreth 72 cent më pak se fundjava e kaluar. Edhe në tregun amerikan çmimi ra në 56.88 dollarë për fuçi, me një ulje prej 66 centësh.
Ekspertët e lidhin këtë rënie me rritjen e furnizimit global dhe me dobësimin e kërkesës. Raporti i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë tregon se rezervat botërore të naftës kanë arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, me 7.9 milionë fuçi në gusht.
Agjencia parashikon se teprica e furnizimit do të vijojë të rritet edhe në vitin e ardhshëm, ndërsa pasiguria në tregje është shtuar nga tensionet buxhetore në SHBA, që mund të çojnë në bllokadë të qeverisë.
KAQPATA