
Mesfushori danez, Christian Eriksen, pas përfundimit të kontratës me Manchester United, mund të nisë një kapitull të ri te Bayer Leverkusen. Sipas raportimeve, trajneri i ri i klubit gjerman, Kasper Hjulmand, e njeh mirë Eriksenin nga kombëtarja e Danimarkës, çka mund të favorizojë marrëveshjen.
33-vjeçari, i njohur për vizionin dhe inteligjencën taktike, do të sillte përvojë ndërkombëtare dhe forcim të mesfushës së Leverkusenit, sidomos për sfidat në Ligën e Kampionëve. Vendimi final do të varet nga kërkesat financiare të lojtarit dhe përshtatja me strategjinë sportive të klubit.
KAQPATA