
Skena e njejtë, aktorët të njejtë, publiku gjithnjë e më i lodhur. Për të 32-tën herë, Kuvendi i Kosovës mblidhet për ta bërë të pamundurën: me u konstitu.
Sot, në orën 11:00, në tempullin e demokracisë që herë duket si skenë teatri, herë si serial italian i viteve 2000, deputetët e Kosovës do të mblidhen për të 32-tën herë radhazi, në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Procesi ka ngecur në pikën më “të komplikuar” të sistemit parlamentar: zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Opozita nuk voton, pozita nuk lëshon, dhe populli? Populli pret, e ndoshta ndjek me mall episodin e radhës. Dhe derisa vendet tjera po ndërtojnë ekonomi, robotikë, misione hapësinore – politikanët tanë luajn me fatin e popullit të tyre.
Ky është ndoshta i vetmi serial në botë ku episodi 32 është identik me episodin 1, vetëm se me më shumë lodhje, më shumë karrige të buta dhe më shumë deputetë që scrollojnë TikTok.
Kjo nuk është më dramë politike, është një eksperiment social:
Sa herë mund të mblidhen politikanët e Kosovës pa bërë asgjë?
Deri tani: 32 herë.
KAQPATA