
Reperja e njohur amerikane, Cardi B, është rikthyer në skenën muzikore pas shtatë vitesh me albumin e saj të dytë “Am I The Drama?”, i cili u publikua të premten. Albumi është i pari me gjatësi të plotë që prej debutimit të saj me “Invasion of Privacy” më 2018.
I frymëzuar nga një meme e “RuPaul’s Drag Race”, projekti i ri trajton tema personale të artistes, përfshirë divorcin me reperin Offset në vitin 2024, dyshimet për tradhti, përgjegjësitë si bashkëshorte dhe reflektimet mbi vendimet e saj jetësore.
Albumi është pritur mirë nga fansat, ndërsa kritika ka dhënë vlerësime pozitive. Rolling Stone e cilësoi si “rikthim madhështor për një mbretëreshë që nuk e ka lënë kurrë fronin”, ndërsa Clash i dha notën 7/10, duke theksuar guximin dhe sinqeritetin e saj.
Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme që nga pjesëmarrja në reality show-n Love & Hip Hop: New York në vitin 2015. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe së fundi ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së katërt.
KAQPATA