Cardi B, 33 vjeç dhe shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, po kombinon ushqyerjen me gjirin dhe formulë për të menaxhuar më lehtë jetën si nënë e zënë. Ajo mbështet fushatën “The B is for Bobbie”, që promovon përdorimin e formulës pa turp dhe rrit vetëdijesimin për sfidat e nënave në SHBA, përfshirë mortalitetin matern dhe mungesën e pushimeve të paguara.
“Shumë gra nuk mund të kalojnë kohë vetëm duke ushqyer me gji ose duke pompë qumësht,” tha reperja gjatë një livestream-i. “Disa gra duhet të shkojnë në punë dhe varen nga formula për t’i ushqyer fëmijët e tyre. Nuk je nënë e keqe për të dhënë formulë; ajo që është e keqe është të mos ushqesh fëmijën.”
Cardi B ka përjetuar vështirësi personale me ushqyerjen me gji dhe depresion pas lindjes, duke përdorur formulë për fëmijët e saj të mëdhenj. Ajo falenderon markën Bobbie për përpjekjet në mbrojtjen e të drejtave të nënave dhe për përmirësimin e kujdesit për gratë me ngjyrë dhe komunitetet e pakicave.
Momentalisht, Cardi B është nënë e Kulture, 7 vjeç, Wave, 4 vjeç, dhe Blossom, 13 muaj, dhe po pret fëmijën e saj të katërt me partnerin, yllin e NFL-së Stefon Diggs.

KAQPATA