
Gjesti dhe Egli, të cilët u lidhën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së medias rozë.
Pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre shpesh është përfolur për ndarje dhe ribashkime. Së fundmi, një postim i Eglit në rrjetet sociale ka ndezur sërish thashethemet.
Në fotografinë e publikuar, vërehet një byzylyk në dorën e saj, i cili sipas fansave është i njëjtë me atë që mban edhe Gjesti. Ky detaj ka bërë që ndjekësit të aludojnë se dyshja vijon lidhjen e tyre.
Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar ende këto spekulime.
KAQPATA