
Dr. Burhan Abdullahu, një nga figurat më të njohura të mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, është emëruar shef i shtabit për shëndetësi.
Ai është vlerësuar si sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në shëndetin e qytetarëve, por edhe si një figurë e palëkundur e PDK-së në këtë komunë.
Abdullahu ka qenë i burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981, i pari i larguar nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë masave të dhunshme në vitet ’90, si dhe aktiv në shërbim të popullatës gjatë luftës.
Biografia e tij konsiderohet dëshmi e vendosmërisë, guximit dhe dashurisë për vendin. Me marrjen e detyrës së re, ekipi politik ku ai bën pjesë pritet të forcohet ndjeshëm në garën zgjedhore në Lipjan.
KAQPATA