Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar se do të vazhdojë të mbështesë misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) për të paktën tre vjet të tjera, duke garantuar praninë e trupave britanike deri në fund të vitit 2028.
Në komunikatën zyrtare thuhet se forcat britanike do të qëndrojnë të gatshme për t’u vendosur në Kosovë në çdo moment në mbështetje të misionit paqeruajtës. Ky vendim pason përfshirjen e ushtrisë britanike në veriun e Kosovës në vitin 2023, pas sulmeve të dhunshme ndaj policisë.
Kryeministri Keir Starmer theksoi se Britania mbetet e palëkundur në përkushtimin për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. “Duke mbështetur NATO-n në Kosovë, ne po forcojmë demokracinë dhe sigurinë në rajon,” deklaroi ai.
Ministri britanik i Forcave të Armatosura, Al Carns, tha se zgjerimi i këtij angazhimi është thelbësor për sigurinë e Evropës dhe Britanisë. Ai falënderoi qindra trupa që vazhdojnë të kontribuojnë në misionin e KFOR-it, i cili aktualisht përfshin mbi 30 shtete, përfshirë SHBA-në, Italinë dhe Turqinë.
Kosova mbetet një partner i rëndësishëm për Britaninë, e cila ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e saj në vitin 2008.
KAQPATA