
Në një deklaratë të përbashkët të pazakontë, ministrat e Jashtëm të 21 shteteve arabe dhe islame, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite, Egjiptin, Turqinë dhe Pakistanin, kanë dënuar ashpër agresionin e fundit të Izraelit ndaj Iranit, duke e cilësuar si një rrezik të madh për stabilitetin e rajonit dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.
Deklarata e lëshuar nga vendet nënvizon:
- Refuzimin kategorik të sulmeve izraelite kundër Iranit që prej 13 qershorit dhe thirrjen për respektim të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve.
- Kërkesën urgjente për ndalim të menjëhershëm të veprimeve luftarake dhe kthim në tryezën e dialogut, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
- Krijimin e një Zone të Lindjes së Mesme pa Armë Bërthamore, që përfshin të gjitha shtetet pa përjashtim dhe angazhim ndaj Traktatit për Mos-përhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).
- Ndalesë të sulmeve ndaj objekteve bërthamore civile, të mbrojtura nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), duke paralajmëruar se këto akte janë shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar.
- Kujdes të veçantë për lirinë e lundrimit dhe sigurinë detare ndërkombëtare, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Në përfundim, nënshkruesit ritheksuan se zgjidhja afatgjatë nuk mund të vijë përmes armëve, por vetëm përmes dialogut diplomatik dhe fqinjësisë së mirë, në përputhje me Kartën e OKB-së.
KAQPATA