Bitcoin (BTC) vazhdon të surprizojë tregun duke shënuar një rekord të ri. Të hënën, monedha më e njohur digjitale u rrit në 126,223 dollarë, ndërsa ndikuan faktorë të tillë si mbyllja e qeverisë amerikane, dobësimi i dollarit dhe rritja e flukseve në ETF, të cilat ngushtuan furnizimin dhe nxitën rallinë.
Aktualisht, bitcoin tregtohet mbi 124,000 dollar, duke regjistruar një rritje javore prej 15 për qind. Kjo lëvizje pozitive ka ngritur gjithashtu edhe monedhat kryesore të tjera në treg.
Në tregun ndërkombëtar, bitcoin ka thyer rekorde edhe në euro dhe franga zvicerane, duke kaluar përkatësisht 106,000 euro dhe 99,600 franga zvicerane. Në Japoni, rikthimi i politikave të stilit Abenomics po përforcon perspektivën për kushte më të lehta likuiditeti në të ardhmen, sipas Omkar Godbole të CoinDesk.
Tregu më i gjerë i kriptomonedhave ka ndjekur lëvizjet e bitcoin-it. Ether (ETH) u rrit me 4 për qind, duke arritur nivelin 4,700 dollar, më i larti në tre javë, ndërsa tregtarët synojnë arritjen e intervalit 4,800 deri në 5,000 dollar nëse tendenca vazhdon.
KAQPATA