
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mirëpritur në takim ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, duke e uruar për pozicionin e ri dhe duke diskutuar mbi çështje kyçe të bashkëpunimit.
Gjatë takimit, Bislimi e informoi ambasadorin Blaj mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të kryenegociatorëve në Bruksel. Ai theksoi sfidat e krijuara nga destruktiviteti i Serbisë, përfshirë tërheqjen nga Marrëveshja Bazike dhe bllokimin e formimit të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur me dhunë.
Po ashtu, u diskutua edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian. Bislimi falënderoi Slloveninë për partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar objektivin kryesor të vendit: marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.
KAQPATA