
Avokati Besnik Berisha, i cili mbron njërin nga pesë policët e arrestuar për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, ka mohuar kategorikisht që viktima të jetë ngufatur nga policia.
“Po ta them këtu, Agoni i ka pasur tri lloje gjakderdhjesh, nuk e ka ngufatur polici. Pikë!”, deklaroi Berisha në një intervistë për T7.
Ndaj pesë zyrtarëve policorë është caktuar masa e paraburgimit dhe ata po hetohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Sipas Prokurorisë, gjatë ndërhyrjes për arrestimin e Zejnullahut, policët kanë tejkaluar kompetencat, çka ka rezultuar në vdekjen e tij.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta publike dhe institucionale. Sipas Policisë, intervenimi ndodhi më 7 korrik në mesnatë, pas një raportimi për një person që po shqetësonte kalimtarët. Pas përdorimit të forcës fizike dhe sprejit, Agoni humbi ndjenjat dhe u konstatua i vdekur në vend, pavarësisht mbërritjes së autoambulancës.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria dhe IPK.
KAQPATA