Dy nga artistet shqiptare më të njohura ndërkombëtarisht, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, janë pjesë e listës ekskluzive të artisteve femra që kanë këngë me mbi një miliard dëgjime në Spotify. Rexha ka arritur këtë shifër me 4 këngë, ndërsa Dua Lipa me 12 këngë.
Lista përfshin mbi 60 këngëtare nga e gjithë bota, ku vetëm disa prej tyre kanë më shumë se një këngë që ka kaluar këtë rekord. Në krye të listës qëndrojnë yje si Ariana Grande, Taylor Swift dhe Rihanna, me mbi 20 këngë secila mbi një miliard dëgjime.
Suksesi i Bebe Rexhës dhe Dua Lipës thekson ndikimin ndërkombëtar të artistëve shqiptarë në industrinë muzikore dhe vendos Shqipërinë dhe Kosovën në hartën globale të muzikës pop.
KAQPATA