Komisioni Europian miratoi një plan pesëvjeçar mbrojtjeje, duke përfshirë ndërtimin e një “muri të dronëve” funksional deri në fund të 2027.
Qëllimi është të forcohen kapacitetet evropiane për të frenuar agresionin dhe shkeljet ajrore të Rusisë dhe Bjellorusisë. Plani merr mësime nga Ukraina dhe synon zhvillimin e industrisë dhe teknologjisë mbrojtëse në kontinent.
BE-ja thekson rëndësinë e bashkëpunimit me NATO-n dhe nevojën për kapacitete të pavarura mbrojtëse për vitin 2030.
KAQPATA