Parlamenti Evropian ka përgatitur një rezolutë të ashpër kundër Serbisë, duke kërkuar ndërprerjen e fondeve evropiane dhe vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve përgjegjës për dhunën ndaj protestuesve.
Dokumenti mbështet studentët që po kërkojnë zgjedhje të lira dhe reforma demokratike, ndërsa dënon përdorimin e forcës dhe torturën ndaj tyre.
Në tekst përmenden emrat e disa ministrave serbë, përfshirë Tomislav Momiroviq dhe Goran Vesiq, të cilët akuzohen për keqpërdorime dhe dëme në buxhetin e shtetit.
Parlamenti kërkon pezullimin e fondeve nga Plani Evropian i Rritjes për Serbinë, derisa qeveria serbe të ndërmarrë hapa konkretë drejt demokratizimit dhe llogaridhënies.
KAQPATA