
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mbetet i sigurt dhe rekomandimet nuk kanë ndryshuar.
Ky vendim erdhi pas deklaratave në SHBA, ku u përmend një lidhje e mundshme mes këtij medikamenti dhe autizmit, gjë që EMA e hodhi poshtë si të pabazuar.
“Paracetamoli është ende një opsion i rëndësishëm për trajtimin e dhimbjes dhe etheve tek gratat shtatzëna. Deri tani nuk kemi asnjë provë që ai shkakton autizëm apo deformime tek fetusi”, tha Steffen Thirstrup, drejtor mjekësor i EMA.
Institucioni theksoi se paracetamoli duhet të merret vetëm kur është i nevojshëm, në dozën më të ulët efektive dhe për kohën më të shkurtër të mundshme.
EMA konfirmoi se do të vazhdojë monitorimin e sigurisë së të gjitha medikamenteve që përmbajnë këtë substancë dhe do të ndërmarrë masa nëse shfaqen të dhëna të reja.
KAQPATA