Bashkimi Evropian po përballet me kritika pas vendimit për të ndalur përkohësisht sanksionet ndaj qeverisë së Izraelit, në kuadër të përpjekjeve të Donald Trump për paqe në Lindjen e Mesme.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tha se masat janë “pezulluar për momentin”, duke e quajtur situatën “të brishtë”.
Megjithatë, ish-zyrtarë të BE-së e cilësuan vendimin si një hap të gabuar, duke theksuar se sanksionet janë mjet ligjor për reagim ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut.
BE-ja kishte arritur më herët në përfundimin se Izraeli ka shkelur detyrimet ndërkombëtare në lidhje me pushtimin e territoreve palestineze.
Kjo çështje pritet të diskutohet në samitin e ardhshëm të udhëheqësve evropianë, ku qëndrimet ndaj Izraelit dhe Palestinës mbeten të ndara.
KAQPATA