Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke rikonfirmuar mbështetjen e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.
Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që BE-ja ka ofruar deri tani për sektorin energjetik.
Falë kësaj mbështetjeje:
- Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë.
- Janë rinovuar mbi 3,600 shtëpi për efiçiencë energjetike.
- 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi.
- Mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji kursimi energjie.
“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”, thekson njoftimi.
KAQPATA