Një baticë e papritur ka përfshirë pasditen e së enjtes plazhin e Durrësit, duke përmbytur shezlongët dhe çadrat në zonën e njohur si “Brryli”.
Pamjet e regjistruara tregojnë momentin kur uji pushtoi zonën e plazhit brenda pak minutash, duke shkaktuar panik mes pushuesve, të cilët u larguan me nxitim.
Ende nuk dihet shkaku i këtij fenomeni, por Kapiteneria e Portit të Durrësit bëri të ditur se në det të hapur forca e detit është 5 ballë. Megjithatë, sipas njoftimit, kjo gjendje nuk pritet të ndikojë në lundrimet e trageteve.
Tragetet e linjave Durrës–Bari dhe Durrës–Ankona do të vazhdojnë sipas orarit të parashikuar, ndërsa për linjën Durrës–Bari janë planifikuar edhe udhëtime të dyfishta për shkak të fluksit të pasagjerëve.
KAQPATA