
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, deklaroi se siguria në Kosovë mbetet e ndjeshme për shkak të tensioneve politike. Ai kërkoi që autorët e dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan të dalin para drejtësisë. Barduani theksoi se, pavarësisht përmirësimeve që nga viti 1999, paqja nuk është e garantuar dhe situata mbetet e brishtë. Ai shtoi se KFOR-i ka rritur praninë në terren dhe bashkëpunon ngushtë me institucionet vendore. Në lidhje me Banjskën, theksoi se hetimet i takojnë autoriteteve vendore.
KAQPATA