
Artisti portorikan Bad Bunny ka thënë se nuk e ka përfshirë Shtetet e Bashkuara në turneun e tij botëror 2025-2026 për shkak të frikës nga bastisjet e Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE).
Në një intervistë për i-D magazine, ai tha se kishte shqetësime se agjentët federalë do të mund të prisnin jashtë sallave të koncerteve. “Ishim shumë të shqetësuar për këtë çështje. Njerëzit nga SHBA mund të vijnë në Porto Riko apo kudo tjetër për të parë shfaqjet”, tha ai.
Bad Bunny ka qenë kritik i hapur ndaj operacioneve të ICE, veçanërisht pas një videoje në Instagram ku dënoi ndërhyrjet e agjentëve në Porto Riko.
Turneu i tij nisi me një rezidencë dy mujore në Coliseo de Puerto Rico, me titullin I Don’t Want to Leave Here, që përfshiu 30 koncerte dhe mbyllet më 14 shtator. Pas saj, turneu botëror Debí tirar más fotos do të fillojë më 21 nëntor në Republikën Dominikane dhe do të përfundojë në Bruksel më 22 korrik 2026, duke përfshirë Amerikën Latine, Europën, Azinë dhe Oqeaninë.
KAQPATA