
Avokati i familjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, Asdren Hoxha, ka deklaruar se nuk është lejuar të marrë pjesë në seancën dëgjimore ndaj pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e vdekjes së të riut nga Lipjani.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake, në mënyrë të pakuptueshme, më refuzoi pjesëmarrjen në seancë dhe më mohoi të jem i informuar si përfaqësues i palës së dëmtuar,” ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se ka insistuar disa herë për të qenë i pranishëm, por se nuk i është dhënë kjo mundësi.
“Kodi i procedurës penale e parasheh qartë në nenin 63 të drejtat e të dëmtuarit dhe në nenin 64 pjesëmarrjen në procedura. U refuzuam, dhe kjo është për keqardhje”, ka theksuar ai.
KAQPATA