Radio Televizioni i Kosovës (RTK) publikoi të premten një audio-incizim mes të arrestuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli, dhe dy personave të tjerë, të cilët pretendohet të jenë deputetja Duda Balje dhe Amir Rrustemoviq.
Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, Rrustemoviq konfirmoi se është ai në incizim bashkë me Shehollin dhe Baljen, por nuk dha detaje për përmbajtjen e bisedës, duke theksuar se është një çështje e sekretit shtetëror.
Audio-incizimi tregon lidhjet e Shehollit me Listën Serbe dhe përmend marrëdhënie me Millan Radoiçiq. Sheholli në bisedë shprehet:
“Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe… miku im i madh është Milan Radoiçiq, miku im i madh, edhe mik i tyre është.”
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Shehollit për veprën penale “Spiunazh”, nën nenin 124, paragrafi 3 të KPRK-së. Arrestimi i tij u realizua në Prishtinë me asistencë të Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, dhe pritet të jetë e mbyllur për publikun.
KAQPATA