
Ekspozita personale e artistes Ema Bilbilaj, “Art Beyond Function II”, hapet sonte në Hani i 2 Robertëve, Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00. Kuruar nga Shkëlzen Maliqi, ekspozita eksploron lidhjen mes artit dhe funksionit, duke treguar se çdo objekt mund të jetë më shumë se thjesht praktik – ai mund të përjetohet, të shkaktojë emocione dhe të përcjellë mesazhe.

Ngjarja është një mundësi për të parë nga afër punimet e artistes dhe për të përjetuar një udhëtim ku arti dhe funksioni bashkohen në një formë unike.
KAQPATA