
Një tubim i veçantë dhe i mbushur me emocione pati vend në Lipjan, ku asambleisti Arsim Jashari u prit me përkrahje të madhe nga qytetarët e tij. Me një energji të jashtëzakonshme dhe mesazhe optimizmi, Jashari falënderoi nga zemra për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
“Kur ke mbështetjen e qytetarëve, nuk ka forcë që të ndal!”, tha ai para të pranishmëve, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për zhvillimin e komunës.
Një falënderim i veçantë shkoi për kryetarin Shukri Buja, i cili i ka dhënë mandatin për rikandidim – një përgjegjësi që Jashari premtoi ta përballojë me përkushtim dhe vendosmëri.
Me mesazhin: “Bashkë për Lipjanin, bashkë për të ardhmen!”, dhe duke u prezantuar me numrin 13, Arsim Jashari vijon të mbetet zëri i qytetarëve dhe një nga figurat më aktive në Kuvendin Komunal të Lipjanit.
KAQPATA