
Në dokumentarin “Në emër të lirisë”, të prodhuar nga MIA Network, Arsim Jashari, ish-pjesëtar i njësisë speciale të UÇK-së dhe më pas i UÇPMB-së, ka rrëfyer një moment kritik nga lufta në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që sipas tij vë në pah pengesat jo vetëm nga armiku, por edhe nga praktikat absurde brenda vetë territorit të luftës.
Jashari tregon se në një nga operacionet për të sulmuar forcat e ushtrisë jugosllave, ai dhe bashkëluftëtarët e tij u duhej të kërkonin leje nga këshilli i fshatit për të vepruar.
“Ne kemi pas qëllime sakt, me shku me luftu, me sulmu ushtrinë Jugosllave. Kur e kam parë që për me i sulmu forcat serbe është dashtë me e pyet kryetarin e fshatit, u kam thënë shokëve të mi: ‘Ne është më mirë me u kthy, se këtu është pak problem’. Nuk mundet një djalë lufte me i besu një civili, pa marrë parasysh sa i sigurt është ai njeri,” – deklaron Jashari në dokumentar.
Deklarata e tij ngre pyetje të mëdha mbi koordinimin dhe besimin brenda territorit shqiptar gjatë konfliktit, duke shfaqur jo vetëm trimërinë e luftëtarëve, por edhe sfidat e dyfishta që lidhen me strukturat lokale.
KAQPATA