
Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit dhe tani shef i zhvillimit global të futbollit në FIFA, i është përgjigjur kritikave të Jurgen Klopp ndaj Kupës së Botës për Klube, duke thënë se “nuk pajtohet aspak” me të. Klopp e quajti turneun “idetë më të keqe ndonjëherë”, por Wenger tha se shumica e klubeve janë të kënaqura dhe do të donin të merrnin pjesë sërish.
Sipas Wenger, pjesëmarrja në turne u mirëprit nga klubet dhe tifozët, duke theksuar se frekuentimi ishte më i lartë se sa ishte parashikuar. Ai gjithashtu konfirmoi se turneu do të vazhdojë të mbahet çdo katër vjet, me edicionin e radhës në vitin 2029. Brazili, SHBA, Arabia Saudite, Maroku, Spanja dhe Katari janë ndër vendet që mund të konkurrojnë për organizimin.
Wenger foli edhe për problemet me temperaturën dhe cilësinë e fushave gjatë turneut në SHBA, duke thënë se janë marrë masa dhe përmirësimet do të bëhen për Kupën e Botës 2026. Megjithë disa vështirësi fillestare, FIFA vlerëson edicionin e parë të zgjeruar si të suksesshëm në aspektin e konkurrencës, audiencës globale dhe inovacionit teknologjik.
KAQPATA