Një person është arrestuar nga policia në Prishtinë pasi iu gjet dhe iu konfiskua kokainë me peshë 16.03 gramë, si dhe para të gatshme dhe një telefon celular.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari u ndalua gjatë kontrollit rutinë në rrugën “Nekibe Kelmendi”, rreth orës 02:35 të mëngjesit të 4 tetorit. Gjatë kontrollit trupor, në xhemperin e tij u gjet substanca e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Autoritetet konfiskuan gjithashtu 1,285 euro para të gatshme dhe një telefon. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
KAQPATA