Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës (AKI) ka arrestuar sot në qendër të Prishtinës Fatmir Shehollin, i cili dyshohet për përfshirje në aktivitete spiunazhi.
Në mediat vendore tashmë është publikuar edhe momenti i arrestimit, ku shihet ndërhyrja e njësive policore në një zonë të frekuentuar të kryeqytetit.
Lajmin për arrestimin e Shehollit e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se operacioni është zhvilluar në koordinim të plotë mes policisë dhe AKI-së, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi natyrën e dyshimeve apo vendin ku ndodhet aktualisht i arrestuari. Hetimet janë në zhvillim.
KAQPATA