
Një ngjarje e bujshme ndodhi dje në Vorë, ku policia arrestoi Roxhensa Kapuranin, 39 vjeçe, e njohur si Marina Fara – vajza e këngëtares së njohur shqiptare, Eli Fara.
Sipas A2 CNN Television, arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një kontrolli të ushtruar nga Komisariati i Policisë Vorë.
Gjatë kontrollit, Marina Fara u kap me një sasi të dyshuar kokainë, ndërsa materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm për natyrën e saj, por edhe për faktin se personi i arrestuar është vajza e një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar.

KAQPATA