
Kameramani i portalit Paparaci, Jetmir Muji, është arrestuar sot dhe ndodhet në stacionin policor Qendër në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke e cilësuar rastin si shqetësues dhe arbitrar.
Sipas raportimeve, Muji ishte duke xhiruar një kronikë rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Vjosa Osmani, kur mbrojtja e afërt e saj e ka ndaluar, i ka konfiskuar kamerën dhe i ka kërkuar të fshijë materialet.
AGK ka reaguar ashpër, duke thënë se arrestimi është i paligjshëm dhe përbën një abuzim nga ana e Policisë së Kosovës. “Ky është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar,” thuhet në reagimin e shoqatës.
Shoqata ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kameramanit dhe ka bërë thirrje që autoritetet të respektojnë të drejtat e gazetarëve në ushtrimin e punës së tyre profesionale.
KAQPATA