Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për Bozhidar Dejanoviq, ish-kryetarin e Kllokotit, pasi nuk u paraqit në seancën gjyqësore të parashikuar këtë javë. Ai është arrestuar nga autoritetet.
Dejanoviq, i cili garoi sërish për kryetar të Kllokotit në zgjedhjet e 12 tetorit 2025 si kandidat i Listës Serbe, akuzohet bashkë me mjekun Bekim Ademi për falsifikim të një dokumenti zyrtar në QKUK, të përdorur si justifikim për mungesën e tij në gjykatë.
Ata përballen me akuza për falsifikim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.
Raporton : Insajderi
KAQPATA