
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Kamenicë gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar në orët e para të mëngjesit. Bastisjet u kryen në disa lokacione, si rezultat i hetimeve për vepra penale të ndryshme.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit akuzohen për “Detyrim”, “Posedim të substancave narkotike” dhe “Mbajtje në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar:
- 8,700 euro para të gatshme,
- një granatë dore,
- një revole TT me karikator dhe fishekë,
- mbi 340 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
- një sprej piper dhe një cigare me substancë narkotike.
Të arrestuarit janë: A.K. (37 vjeç), A.K. (39 vjeç) dhe B.Th. (25 vjeç). Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
/ KAQPATA /