
Dy persona janë arrestuar në fshatin Caravik të Klinës, pasi dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj një personi tjetër.
Policia njofton se: “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi me armë zjarri kishin shtënë disa herë në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë, teksa ishin në lëvizje me kamion.”
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa në kamion është vërejtur një vrimë nga plumbi. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
KAQPATA