
Arjeta Statofci Tasholli do të garojë për një ulëse në Asamblenë Komunale të Lipjanit në zgjedhjet e ardhshme lokale me numer 6 , si pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje 105.
Ajo është e njohur në komunitet për angazhimin e saj shoqëror dhe profesional, duke u fokusuar kryesisht në çështje që lidhen me mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin lokal. Kandidatura e saj shihet si një mundësi për të sjellë ide të reja dhe përfaqësim më të afërt të qytetarëve në institucionet komunale.
Me pjesëmarrjen e Statofcit Tasholli në garë, Lëvizja Vetëvendosje synon të forcojë prezencën e saj politike në Lipjan dhe të ofrojë alternativa konkrete për zhvillimin e komunës.
KAQPATA