Pas një mungese dy mujore për shkak të një frakture në fibulë, mesfushori zviceran Ardon Jashari është pranë rikthimit te Milani. 23-vjeçari, që u dëmtua në fund të gushtit, pritet të rikthehet në stërvitje të plotë brenda tetorit.
Sipas “Tuttosport”, stafi mjekësor nuk do ta rrezikojë, duke u siguruar që të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen ndaj Romës më 2 nëntor ose ndaj Parmës më 8 nëntor. Nëse rikuperimi vonohet, kthimi i tij do të ndodhë pas pushimit ndërkombëtar, për derbin kundër Interit më 23 nëntor.
Trajneri Max Allegri e sheh Jasharin si zëvendësuesin ideal të Luka Modric, falë vizionit dhe inteligjencës taktike. Mesfusha e Milanit aktualisht mbetet e mbushur me emra të mëdhenj si Fofana, Rabiot, Ricci dhe Loftus-Cheek, duke e bërë konkurrencën për minuta jashtëzakonisht të fortë.
KAQPATA