
Apple ka bërë një paralajmërim të rëndësishëm për përdoruesit e iPhone pas publikimit të softuerit të ri iOS 26. Kompania ka pranuar se instalimi i këtij versioni mund të ndikojë përkohësisht në kohëzgjatjen e baterisë.
Sipas Apple, kjo ndodh sepse menjëherë pas përditësimit nisin shumë procese në sfond, si indeksimi i të dhënave, shkarkimi i burimeve shtesë për funksionet e reja dhe përditësimi i aplikacioneve.
Megjithatë, kompania qetëson përdoruesit duke thënë se ky problem është i përkohshëm dhe bateria do të rikthehet në normalitet pas disa ditësh. Po ashtu, theksohet se edhe ngrohja e pajisjes menjëherë pas përditësimit nuk duhet të shkaktojë shqetësim.
Apple këshillon ata që kanë dyshime të presin për përditësimet e para me rregullime, përpara se të instalojnë versionin e madh.
Ndërkohë, pas prezantimit të produkteve të reja, kompania ka tërhequr disa modele të vjetra, përfshirë iPhone 16 Pro, iPhone 15 dhe Apple Watch Ultra 2, duke inkurajuar përdoruesit të kalojnë në gjeneratat e fundit.
KAQPATA