
Apple dhe kompania e inteligjencës artificiale OpenAI i kanë kërkuar një gjykatësi federal në SHBA që të rrëzojë padinë e ngritur nga kompania xAI e Elon Musk, e cila i akuzon për marrëveshje të paligjshme me qëllim pengimin e konkurrencës në tregun e AI-së.
Padia, e ngritur në gusht, parashikon miliarda dollarë si dëmshpërblim. Por, sipas avokatëve të Apple, marrëveshja me OpenAI nuk është ekskluzive dhe është publike, ndërsa kompania synon të bashkëpunojë edhe me zhvillues të tjerë të chatbotëve gjenerues.
Apple tashmë ka integruar ChatGPT-në në sistemet iOS dhe macOS, duke sjellë funksione të reja për përdoruesit e iPhone, iPad dhe Mac.
KAQPATA