
Ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është zgjedhur presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ajo mori 167 nga 193 votat e shteteve anëtare, në një proces që këtë herë u zhvillua me votim të fshehtë, me kërkesë të Rusisë.
Baerbock, e njohur për qëndrimet e saj të forta kundër agresionit rus dhe politikave kineze, do të udhëheqë punimet e Asamblesë për një vit. Pavarësisht polemikave në Berlin mbi emërimin e saj, politikania e të Gjelbërve ka theksuar se synon të jetë një “forcë bashkuese” për 193 shtetet anëtare të OKB-së.
Detyra e saj përfshin përgatitjen e zgjedhjes së Sekretarit të ri të Përgjithshëm, pas mandatit të António Guterres që përfundon në fund të vitit 2026.
KAQPATA