Një nga miqësitë më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, ajo mes Anisës dhe Lelës, duket se ka marrë kthesë pas përfundimit të formatit. Në një intervistë ekskluzive për Prive, Anisa tregoi se ftohja mes tyre lidhet drejtpërdrejt me daljen e ish-partnerit të Lelës, Leos, nga shtëpia e famshme.
Ajo pranoi se komunikimi ka qenë i ndërprerë prej kohësh, por theksoi se ruan respekt të madh për ish-shoqen e saj, duke kujtuar mbështetjen që i kanë dhënë njëra-tjetrës gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi. Anisa gjithashtu i uron më të mirat Lelës, duke shprehur shpresën që zërat e ndarjes të mos jenë të vërtetë.
KAQPATA