Federata Angleze e Futbollit ka nisur bisedimet me David Beckhamin për të shfrytëzuar qendrën stërvitore të klubit të tij, Inter Miami, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Sipas “Sky Sports”, zyrtarët e FA-së kanë vizituar tashmë kompleksin “Florida Blue Training Center” për një inspektim paraprak, duke e konsideruar atë si një opsion të favorshëm për stërvitje në kushte klimatike të ngjashme me ato të turneut.
Kompleksi përfshin gjashtë fusha me bar natyral dhe ka qenë më herët bazë për skuadra të njohura si Argjentina e Lionel Messit.
Beckham, një nga figurat më të respektuara të futbollit anglez, pritet të ndihmojë ekipin e Thomas Tuchel që të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për të kërkuar lavdinë e parë botërore pas vitit 1966.
KAQPATA