Aktorja dhe aktivistja Angelina Jolie përdori tapetin e kuq të Festës së Filmit në Romë për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës humanitare në Gaza dhe gjendjes globale të të drejtave të njeriut. Ajo prezantoi veshjen “Couture” të Alice Winocour, duke shfrytëzuar ngjarjen si platformë për një mesazh humanitar.
Jolie shprehu konfuzion dhe dëshpërim për situatën në Lindjen e Mesme: “Po përpiqem të kuptoj çfarë po ndodh në Gaza dhe si mund të ndërhyjmë për të ndihmuar njerëzit dhe familjet që po përballen me një tragjedi të tillë.”
Aktorja theksoi se ngjarjet e fundit vënë në pikëpyetje respektimin e ligjeve dhe mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ajo bëri thirrje për veprim konkret dhe pyeti: “Çfarë na pengon të ofrojmë ndihmë në zonat më të dëshpëruara të botës, si Sudani i Jugut, Afganistani dhe Gaza?”
Jolie përfundoi duke nënvizuar se, ndonëse vuajtjet dhe nevojat për mbrojtje janë të dukshme, veprimi i garantuar nga ata që mund të ndihmojnë shpesh mungon, duke shtuar se duhet të pyetet “pse”.
KAQPATA