Në nëntor, dy figura të njohura amerikane do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë për të dëshmuar në procesin ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Fillimisht do të dëshmojë ish-ambasadori amerikan Christopher Hill më 3 nëntor, ndërsa më 18 nëntor pritet të vijë edhe gjenerali Wesley Clark.
Në shtator, seancat gjyqësore nuk ecën sipas planit, me mbrojtjen që nuk arriti të paraqesë dëshmitarët rezervë, ndërsa trupi gjykues u shpreh i pakënaqur me ritmin e ekipit të mbrojtjes. Avokatët e Thaçit akuzojnë gjykatën për standarde të dyfishta krahasuar me Prokurorinë, e cila ka zgjatur rastin për më shumë se katër vjet.
Kryegjyqtari Charles Smith kishte propozuar që disa dëshmi të zhvilloheshin përmes video-lidhjes, por mbrojtja ka vendosur t’i presë dëshmitarët amerikanë fizikisht në sallë.
Ndërkohë, avokati Luka Misetiq ka dorëzuar njoftim të ri në lidhje me zhvillimet e fundit në proces. /Klan Kosova
KAQPATA