
Catherine Austin Fitts, ish-zyrtare në administratën e Presidentit George H. W. Bush, ka hedhur një pretendim shpërthyes: Sipas saj, qeveria amerikane ka ndërtuar në fshehtësi një rrjet të gjigant të qyteteve nëntokësore për elitën, të financuar me mbi 21 trilionë dollarë shpenzime të paregjistruara.
Në një intervistë për The Tucker Carlson Podcast, Fitts deklaroi se fondet e përdorura vijnë nga buxhete të fshehta të Departamenteve të Mbrojtjes dhe të Strehimit, të manipuluara gjatë periudhës 1998–2015. Ajo përmendi raportin e ekonomistit Mark Skidmore, i cili në vitin 2017 kishte zbuluar shifra të pajustifikuara që arrinin deri në 6.5 trilionë dollarë vetëm nga ushtria në një vit fiskal.
“Kemi prova që tregojnë për ndërtimin e bazave nëntokësore, sistemeve të transportit të fshehtë dhe infrastrukturës urbane të ngritur poshtë sipërfaqes,” – deklaroi Fitts. Sipas saj, mund të ekzistojnë deri në 170 objekte të tilla, disa madje “nën oqean.”
Ajo sugjeroi gjithashtu se këto objekte mund të jenë pjesë e një programi të fshehtë hapësinor dhe përdorin teknologji të përparuara të energjisë që “nuk bazohen në elektricitet klasik”.
Tucker Carlson shtoi se kishte dëgjuar nga një kontraktor se një transformator pranë Constitution Avenue në Washington D.C. ishte në fakt një dalje emergjente nga një rrjet tunelesh qeveritare.
Përtej konspiracionit, lajmi vjen në një periudhë ku bunkeret luksoze po bëhen trend global. Kompania amerikane SAFE ka prezantuar planin për një strukturë 300 milionë dollarëshe të quajtur Aerie, me anëtarësi që nisin nga 20 milionë dollarë dhe përfshijnë inteligjencë artificiale për kujdes shëndetësor dhe sistem “wellness”.
KAQPATA