Ambasada gjermane në Kosovë ka bërë të ditur për takimin lamtumirës të ambasadorit Jörn Rohde me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, i cili u mbajt në ambientet e Kryeministrisë.
“Me rastin e lamtumirës së tij, Ambasadori Jörn Rohde u prit nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai e falënderoi atë për pesë vitet e shërbimit të përkushtuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Nga ana e tij, Kurti ka theksuar se Gjermania mbetet një partner kyç i Kosovës, duke përmendur bashkëpunimin e ngushtë në fusha si ekonomia, energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit. Po ashtu, u përmendën çështjet e sigurisë, bashkëpunimi me KFOR-in dhe procesi i liberalizimit të vizave, të cilin ai e vlerësoi si një nga arritjet e përbashkëta gjatë mandatit të ambasadorit Rohde.
“Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Rohde shëndet dhe sukses në jetën e tij”, thuhet në komunikatë.
Ky takim u mbajt vetëm dy ditë pas letrës së dërguar nga BE-ja, e cila kishte kërkuar që deri në zgjedhjen e qeverisë së re të mos zhvillohen takime të nivelit të lartë në ambientet e Kryeministrisë.
KAQPATA