Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, ku temë kryesore ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe stabiliteti në Ballkan.
Përmes një postimi në platformën “X”, Waltz tha se me Gjuriqin kanë diskutuar për “lidhjet e ngushta” mes SHBA-së dhe Serbisë, si dhe për çështje që lidhen me stabilizimin e rajonit, mbrojtjen e trashëgimisë historike të krishterë, të ardhmen e misioneve paqeruajtëse dhe sigurinë energjetike.
Takimi vjen në një kohë kur rajoni po përballet me tensione politike dhe sfida të sigurisë, ndërsa SHBA po përpiqet të forcojë rolin e saj diplomatik në Ballkanin Perëndimor.
As Ambasada amerikane dhe as Ministria e Jashtme e Serbisë nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e diskutimeve apo ndonjë marrëveshje të mundshme që mund të pasojë këtë takim.
Thank you Serbian Foreign Minister @markodjuric for coming to discuss close ties between 🇺🇸&🇷🇸 and
— Ambassador Mike Waltz (@USAmbUN) October 22, 2025
– stabilizing the Balkans,
– protecting historic Christian heritage,
– the future of the peacekeeping missions, and
– energy security. pic.twitter.com/iPIHtVzJGf
KAQPATA